Flash

Pankina e Artë, çmimi special për Mihajlovic: trajneri i shkon trofeu në spital

Lapsi.al 3 February 2020
Pankina e Artë, çmimi special për Mihajlovic: trajneri i shkon
Cmimi Special për Sektorin Teknik shkon për trajnerin e Bolonjës Sinisa Mihajlovic, si pjesë e ceremonisë për Pankinën e Artë. E ka tërhequr trofeun në fakt drejtori sportiv kuqeblu Riccardo Bigon. "Ai është kthyer në spital për provat virale - ka shpjeguar Bigon - donte të ishte, kishte shumë dëshirë". "Në momentin më dramatik të jetës së tij ka kujtuar sa e rëndësishme është të dhurosh e të marrësh dhurata, duke transmetuar tek skuadra dëshirën e tij për të luftuar, duke përballuar jetën ballë për ballë, me shikimin drejt të ardhmes", këto ishin fjalët e shefit të sektorit teknik të Figc, Demetrio Albertini, që i ka dorëzuar cmimin. "Shembulli i tij në përballimin e betejës i ka dhënë forcë atyre që po zhvillojnë të njëjtën luftë - ka shtuar Bigon - Me të kemi prekur nga afër rëndësinë e një trajneri në skuadër. I sjell falenderimet e trajnerit të gjithëve. Falenderimi im ndërkohë shkon për stafin e Mihajlovic: në këto vështirësi, kanë bërë një punë të madhe".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI