Flash

Video/ Shikoni gafat që i dhuruan fitoren Tiranës: portieri Frashëri dhe arbitri fundosin Teutën

Lapsi.al 2 February 2020
Video/ Shikoni gafat që i dhuruan fitoren Tiranës: portieri

Fitorja e shtatë radhazi e Tiranës së Emanuel Egbo dhe këtë herë viktima ishte Teuta, që gradualisht po del nga lufta titull, edhe pse 7 pikë nga kreu janë krejtësisht të rikuperueshme. Bardheblutë kanë fituar 2-1 në Air Albania, në një ndeshje të vendosur nga episodet, duke dënuar një Teutë të mirë, që avantazhin e arritur e humbi nga gafa skandaloze e portierit Frashëri dhe nga kartoni i kuq i ekzagjeruar për Cyrbjen.

Një gol spektakolar i Lorenco Vilës dha iluzionin se durrsakët mund të bënin keq, sidomos po të kesh parasysh se impaktin më të mirë me ndeshjen e pati skuadra e Edi Martinit, që rrezikoi edhe me sulmuesin Kulibali, goditja e të cilit përfundoi jashtë. Mund të ishte në fakt edhe kështu nëse Frashëri nuk do të komplikonte jetën me një gafë katastrofike. Ish-portieri bardheblu ndodhta mendoi se ishte akoma pjesë e kryeqytetasve, duke pasuar topin tek Torassa, që i dha mundësinë Ngo'o të barazonte rezultatin. Portieri proteston për pozicion të parregullt të sulmuesit anglez, por më parë duhet të shohë atë që bëri vetë e që nisi fundin e Teutës në këtë ndeshje.

Në krahët e entuziazmit Torassa kreu përmbysjen me golin e 2-1 vetëm 13 minuta pas barazimit, duke i dhënë të tjera ngjyra sfidës. Ritëm dëshirë dhe agonizëm treguan të dy skuadrat në fushë, por bardheblutë luajtën me sigurinë e një avantazhi të arritur, që i lancon drejt përmirësimit të rekordit të tyre sezonal.

Gjërat mund të shkonin edhe ndryshe, sepse TEuta ishte në lojë dhe provoi në të gjitha mënyrat të barazonte ndeshjen, me inkursione në krahë dhe potencën e Kulibali, që u përpoq të linte gjurmë në këtë ndeshje. Por Teutën e fundosi arbitri Kreshnik Bajramaj, që i tregoi kartonin e kuq Cyrbjes në minutën e 42. Mesfushori vetëm sa preku me gishta Kale, që nuk i dha dorën për tu ngritur, në një gjest aspak kërcënues, por që e la skuadrën e Martinit në inferioritet për më shumë se një pjesë loje.

Triumfi i 7 radhazi, për bardheblutë, mes kampionatit e Kupës, që i ngjit bardheblutë në kuotën e 37 pikëve, vetëm një pas Kukësit kryesues, ndërkohë që diferenca me Teutën thellohet në +6.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI