Flash

Egbo i bezdisur nga kritikat për merkaton: "Nuk e kuptoj, çfarë ju duket Sidibe!"

Lapsi.al 1 February 2020
Egbo i bezdisur nga kritikat për merkaton: "Nuk e kuptoj,

Kundër Teutës, kundërshtari i të dielës, mund të jetë fitorja e shtatë radhazi e këtë objektiv Emanuel Egbo, nuk kërkon ta humbasë, për më tepër që durrsakët ia kanë bërë jetën të vështirë gjithnjë Tiranës dhe kanë në favor edhe statistikën si një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit: "Ne e kemi vlerësuar Teutën - tha Egbo para ndeshjes -. Është një nga ekipet më të fortë në kampionat. Gjithë ekipet janë të forta. Me meritë janë në vendin e 3-të të kampionatit. Janë ekip që kanë pësuar më pak gola dhe janë gjithmonë të ekuilibruar".

Në merkaton e janarit Tirana ka hequr dorë nga Kërciku e Imami, duke afruar Morinën e Sidibe, pa mundur të godasë me një emër të madh të përfolur në qendër të mbrojtjes. Por ky fakt nuk e bën skuadrën me mungesë alternativash, si sqaron Egbo, sepse lojtari nga Guinea luan lehtësisht edhe në qendër të mbrojtjes, si e tregoi kundër Kastriotit në Kupë. "Nuk e kuptoj pse vazhdoni me këtë konstatim - u shpreh i bezdisur nigeriani - E kemi marrë një qendërmbrojtës. Kemi marrë Sidibenë. Është edhe mesfushor qendre edhe qendërmbrojtës. Në ndeshjet e Kupës luajti në qendër të mbrojtjes së bashku me Muçën. I mbulon të 2 rolet.

Gjashtë fitore radhazi por nuk janë mjaftueshëm për të sjellë trofe, në kohën kur kampionati ka shumë rrugë për të bërë deri në fund. E di shumë mirë këtë fakt Emanuel Egbo, njeriu që solli harmoninë tek bardheblutë e që kërkon të mbajë edhe skuadrën me këmbë në tokë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI