Flash

Vllaznia, sulmuesi i tretë për të zgjidhur problemin gol: Junior kthehet "në shtëpi"

Lapsi.al 31 January 2020
Vllaznia, sulmuesi i tretë për të zgjidhur problemin gol: Junior

“Jam i lumtur që rikthehem dhe ndjehem si në shtëpinë time" me këto fjalë sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior ka treguar lumturinë për kthimin në Shkodër, pas firmës së vënë në kontratën me Vllazninë. Kontratë një vjeçare për brazilianin, që nuk do të ketë problem me ambjentimin në skuadër. Gjatë aktivizimit me Vllazninë, një sezon më parë kur kuqeblutë luanin në kategorinë e parë, Junior ka spikatur si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Me atë cfarë është parë në pjesën e parë të sezonit, merkato e Vllaznisë u përqendrua tek reparti ofensiv, për të zgjidhur problemet me shënimin e golit. Dy goditjet e para, maqedonasi Hristov dhe moldavi Sidorenco kanë dështuar të lënë shenjë në dy ndeshjet e para, duke bërë që shkodranët të shpejtojnë të mbrohen me një njohje të vjetër, brazilianin Junior, që para portës ka treguar se di të veprojë: "Gjatë kësaj periudhe që nuk kam qenë në Shqipëri, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Vllaznisë dhe po ashtu edhe të gjithë lajmet rreth saj. Jam në formën e duhur dhe i gatshëm për të luajtur, por është në dorën e trajnerit nëse do të jem në fushë që në ndeshjen e parë apo jo”.

Sulmuesi beson në kondicionin e tij fizik, por në anën tjetër është fakt se, në pjesën e parë të sezonit, kur ka mbajtur veshur fanellën e Zlate Moravce në Sllovaki, Junior është aktivizuar vetëm 255 minuta duke shënuar një gol, gjë që të të bën skeptik për formën e tij sportive.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI