Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Kupa e mbretit, nuk ka vend për Manaj: Messi fikson rekordin e ri me Barcelonën

Lapsi.al 31 January 2020
Kupa e mbretit, nuk ka vend për Manaj: Messi fikson rekordin e ri me

Barcellona kalon pa problem në cerkfinale të Copa del Rey, duke shkatërruar në Camp Nou Leganes. Nuk ka vend në të grumbulluarit e Setien për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë Rei Manaj, pavarësisht se u mendua se mund të kishte thirrjen e parë për lojtarin e Barcelona B. Përfundon 5-0: në të 4' shënon Griezmann, pastaj shpërthen Lionel Messi me assist për golin e dytë të Lenglet (27') e dygolëshin personal (në të 59' e 89'). Mes tyre është edhe rrjeta e prekur nga Arthur (77').

MESSI: 500 FITORE ME BARCELONËN

Leo Messi shkruan historinë për të pafundmen herë duke përmirësuar rekordet e tij, përvec atyre të Barcelonës. Falë dygolëshit të realizuar në Kupën e Mbretit kundër Leganes, argjentinasi i ka shtuar një tjetër unazë zinxhirit të sukseseve, duke festuar 500 fitore me fanellën e Barça në të gjitha kompeticionet. "Pleshti" ka vënë firmën e tij në 500 fitore të blaugranave në 710 ndeshje. Në total, Messi grumbullon, edhe 131 barazime e 79 humbje. Me pak fjalë, Messi ka fituar shtatë ndeshje në 10 të luajtura që kur ka debutuar në 16 tetor 2004 kundër Espanyol, në moshën 17 vjecare. Messi ka festuar 349 fitore në Liga, 83 në Champions, 51 në Kupën e Mbretit, 9 në Superkupën spanjolle, 5 në Botërorin e Klubeve e 3 në Superkupën europiane. Messi ka fituar në Camp Nou 285 nga 348 ndeshje të luajtura, që do të thotë 81 sfida në 100. Me dy golat ndaj Leganes, ka realizuar një total prej 612 golash me Barça.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI