Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Izraelitët do sjellin në Shqipëri dhe Kosovë pajisjen që paralajmëron tërmetin

Lapsi.al 29 January 2020
Izraelitët do sjellin në Shqipëri dhe Kosovë pajisjen

Në Shqipëri dhe Kosovë do të vijë pajisja izraelite që paralajmëron tërmetet pak më parë se ata të ndodhin. Me qëllimin shpëtimin e jetëve dhe zvogëlimin e numrin e viktimave në tërmete, EQI (Earthquake Early Warning), një kompani inovative izraelite ka zhvilluar një sistem që paralajmëron tërmetet nga disa sekonda deri në 2 minuta përpara se ata të ndodhin.

Kompania thotë se pajisja është bazuar në teknologji elitare. Përfaqësuesi i kompanisë, Roni Rittman, që po viziton Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë ka thënë për “Insajderin” se ky është një nga produktet më të mira në botë sot për këtë funksion.

“Do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të dalë nga shtëpia juaj, por edhe ti shpëtoni pronat tuaja. Ajo u jep autoriteteve njohuri dhe aftësi për të reaguar më shpejt dhe më me profesionalizëm dhe që të jenë më pro-aktiv ndaj situatës. Në thelb ajo shpëton jetë”, - ka thënë Rittman.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, ajo ofron kohë të mjaftueshme paralajmërimi para se të ndodhë tërmeti. Rittman thotë se ajo është instaluar në disa vende të botës dhe shihet si e domosdoshme për vende strategjike, siç janë bazat ushtarake, stacionet e policisë, aeroportet, qendrat e zjarrfikësve dhe emergjencave dhe institucione civile siç janë shkollat, spitalet dhe vendet tjera të populluara me njerëz.

Kjo pajisje lëshon një sinjal paralajmërimi deri në 2 minuta para se të ndodhin lëkundjet e tërmetit. Kompania thotë se ajo ka aftësi që të injorojë të gjitha lëvizjet e tjera tokësore që vijnë nga gjëra rutinë si automjetet, shpimet, motorët, përplasjet dhe aktivitete tjera njerëzore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI