Flash

Video/ Barcelona B turpëron Inter, Ajax nga i pari eleminohet: ja tetë skuadrat e para të kualifikuara

Lapsi.al 10 December 2019
Video/ Barcelona B turpëron Inter, Ajax nga i pari eleminohet: ja tetë

Champions League ka tashmë tetë skuadra të kualifikuara për 1/8 e finaleve të kompeticionit, por mes tyre nuk është as Inter, që mjaftonte të fitonte kundër Barcelonës së të rinjve e as Ajax, që ishte i pari në Grupin H dhe kishte dy në tre rezultate në favor përballë Valencias. Vazhdojnë më tej Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, Leipzig, Lyon, Valencia e Chelsea.

Grupi E

Nuk kanë vënë asgjë në diskutim dy favoritët e grupit. Napoli, në pritje se cfarë do të ndodhte në Austri, ka shkatërruar me tregolëshin e Milik dhe penalltinë e Mertens belgët e Genk. Detyrë e thjeshtë për skuadrën e Ancelotti, në pritje të mësojë nëse do të vazhdojë të drejtojë të kaltrit, të mundte skuadrën e vendit të fundit, por përsëri vendi i parë nuk është arritur. Misioni dështoi sepse Liverpool shkoi të fitonte në Salzburg, duke bllokuar për herë të parë Haaland të vendoste emrin në listën e shënuesve në ndeshjet e grupit. Keita e Salah në dy minuta cmenduri kanë vënë përfund austriakët, që shkojnë në Europa League.

Grupi F

Inter është në Europa League. Barcellona, edhe pse me një formacion plot të rinj, e kualifikuar dhe e sigurtë për vendin e parë, fiton 2-1 në San Siro dhe të njëjtin sukses mori edhe Borussia Dortmund ndaj Slavia Praga, duke dënuar skuadrën e Antonio Conte me eleminimin nga Champions League. Zikaltrit duhet vetëm të fitonin për të avancuar më tej, por u ndëshkuan në minutën e 23 nga Perez. Inter barazoi pak para pushimit me Romelo Lukaku. Goli i 12 sezonal për belgun, në minutën e 43 me një goditje të fortë në hyrje të zonës, pas një spondi të Lautaros, që coi në ekstazë Conte, por që nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse Barcelona shënon golin e avantazhit në fundin e ndeshjes në San Siro. Në të 42' erdhi befasia, me të djathtën kirurgjike të Ansu Fati, i sapofutur në lojë: 17 vjec e rekord i ri me golin e lojtarit më të ri në historinë e Champions.

Grupi G

Spektakël në Lyon, ku një rikuperim në pjesën e dytë i lejoi Olimpique Lyonnais të merrtë kualifikimin si e dytë e grupit, bashkë me gjermanët, që ishin të kualifikuar. Francezët shkuan në disvantazh të dy golave, në kohën kur Benfika po shkatërronte Zenit në Portugali 3-0, por pa mundur ti merrte vendin e dyte, me diferencë golash, rusëve. Lyon deri në atë moment ishte i fundit, por golat e Aouar e Depay i dhanë një pikë, që i coi francezët në 1/8.

Grupi H

Dramën e madhe e përjetoi Ajax, që shkoi një hap larg finales së edicionit të shkuar e një ndeshje larg kualifikimit si e parë në grupin H. Pikërisht tek më e bukura, hollandezët munden në shtëpi në ndeshjen e fundit nga Valencia, që i parakalon në renditje falë golit të Rodrigo. Bashkë me spanjollët shkon Chelsea në 1/8, me pikë të barabarta me spanjollët që i kishin mundur në ndeshjen direkte.Në Europa League shkon skuadra e Ten Hag, natyrisht e zhgënjyer.

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

Napoli 4 - 0 Genk

Salzburg 0 - 2 Liverpool

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Borussia Dortmund 2 - 1 Slavia Prague

Inter 1 - 2 Barcelona

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

Benfica 3 - 0 Zenit St. Petersburg

Lyon 2 - 2 RasenBallsport Leipzig

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Ajax 0 - 1 Valencia

Chelsea 2 - 1 Lille

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI