Flash

Detajet/ E shkuara e 29-vjeçarit që u vra sot në pallatin e Marsida Qatjas në Kavajë

Lapsi.al 9 December 2019
Detajet/ E shkuara e 29-vjeçarit që u vra sot në pallatin e

Qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje mbrëmjen e së hënës. Mësohet se Marius Ismaili 29-vjeç u vra me çifte nga Xhevdet Lecini 60-vjeç. Sipas të dhënave paraprake dy personat që u përfshinë në sherr nën efektin e pijeve alkoolike dhe në debat e sipër Lecini qëlloi 29-vjeçarin për vdekje me armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori ka një lokal në pronësi. Pallati i njëjtë ku pak kohë më parë ndodhi një tjetër vrasje, tek shtëpia e Marsida Qatjas.

29-vjeçari ishte një emër i njohur i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”. Ismailaj bashkë me shokun e tij plagosën rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive, por ai ishte me precedent penal edhe për vjedhje.

Xhevdet Lecini 60-vjeç, autor i krimit tha se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal. Shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës. “Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” - mësohet se ka thënë Lecini.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI