Flash

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

“Aplikacioni po çmend shqiptarët, nuk ndihen lëkundjet 2.9 rihter”

Lapsi.al 9 December 2019
“Aplikacioni po çmend shqiptarët, nuk ndihen lëkundjet

Inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh sot se duhet të ketë një evidentim total të ndërtesave të prekura nga tërmeti, për të kuptuar se sa punë duhet të bëhet.

“Deri tani kemi një evidentim, i cili mund të ndryshojë pak, por duhet të kemi një specifikim në zonat rurale për godinat e dëmtuara. Ndërtesat me ndërtime të rëndë e të lehta për të kuptuar më pas se sa punë kemi për të bërë. Specialistët janë në terren dhe mund ta bëjnë këtë. Menjëherë pas kësaj duhet të bëhet një plan organizimi. Kjo duhet të bëhet nga njësia vendore. Çdo gjë të bëhet e qartë dhe transparente që të mos ketë hile”.

Sa i përket fondeve për rindërtimin e banesave, Bozo u shpreh se edhe individët duhet të kontribuojnë dhe jo gjithçka të mbulohet nga shteti, pasi është faji i tyre që kanë bërë ndërtesa me cilësi të dobët.

“Unë them që duhet që edhe individi duhet të japë kontributin e tij. Nuk ka faj shteti që ai e ka bërë shtëpinë pa themel dhe pa një teknikë. Janë bërë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu”.

Ajo dhe një këshillë për qytetarët.

“Njerëzit të vijojnë jetën normalisht pasi akoma kanë frikë të hyjnë në shtëpi. Tani kanë shkarkuar dhe atë aplikacionin. Shikojnë tërmet 2.9 dhe dalin të gjithë jashtë, por 2.9 nuk e ndjen ndërtesa. Godina e ndjen mbi 4.5 apo 5 magnitudën”, - tha Bozo.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI