Flash

Grabitja e postës në Krujë, kreu i bandës vidhte edhe shtëpitë e VIP-ave në Greqi

Lapsi.al 7 November 2019
Grabitja e postës në Krujë, kreu i bandës vidhte edhe

Policia arrestoi katër nga gjashtë persona në total për grabitjen e 13 milion lekëve në postën e Krujës. Mësohet se kreu i bandës që kreu grabitjen është Andi Rexhepi (Paturri).

Burimet bëjnë me dije për Abc News së e njëjta bandë dyshohet se ka kryer grabitjen e disa bankomateve në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit.

Lexo edhe:

Aksidenti tragjik/ Vdes vajza shqiptare në Itali

Operacioni është në vijim e sipër dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Dy ditë më parë u njoftua se një është grabitur posta e Krujës nga ku është marrë një sasi e konsiderueshme lekësh.

Autorët kanë pasur informacion të sigurt, që besohet se ka ardhur nga punonjës të postës, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo kasafortë, e cila kishte në brendësi të saj sasinë e parave.

Kush është Andi Rexhepi

Andi Rexhepi ose Poturri ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Më tej, po sipas autoriteteve greke ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një person në Shqipëri.

Në shtetin grek, mbi Andi Rexhepin (Poturri) ishte i akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Të këshilluara

Kapet shqiptari më i rrezikshëm në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të kërkuar në shtetin fqinj. Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpal...

17:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI