Flash

Kapet shqiptari më i rrezikshëm në Itali

Lapsi.al 7 November 2019
Kapet shqiptari më i rrezikshëm në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të kërkuar në shtetin fqinj.

Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpallur në kërkim pas një grabitjeje të dhunshme dhe të përgjakshme ndodhur në Velletri, në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë asaj grabitjeje, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, rrahën me dhunë një prej banorëve të vilës, duke e lënë të vdiste për të garantuar arratisjen.

Në lidhje me 30-vjeçarin, gjykatësi me kërkesë të prokurorisë publike kishte lëshuar një urdhër paraburgimi.

Agjentët e komisariatit të Santa Maria Capua Vetere morën informacione se i arratisuri ishte në zonën Caserta dhe kështu e arrestuan në një rrugë në qendër të kësaj zone.

Të këshilluara

Meta "ngrin" ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e kreut të shtetit i është dr...

14:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI