Flash

Ligj i ri pas tërmeteve/ Kontroll pallateve të vjetra mbi 50 vjet

Lapsi.al 7 November 2019
Ligj i ri pas tërmeteve/ Kontroll pallateve të vjetra mbi 50 vjet

Ndërtesat me një vjetërsi që i kalojnë të 50 vjetët, do t'i nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Kështu parashikohet nga një projektligj i qeverisë që është dërguar në Parlament, që konsiston në kryerjen e auditimit teknik të punimeve, në të gjitha objektet që janë ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Sipas draftit, auditimi i këtyre objekteve do të kryhet nga Instituti Shtetëror i Ndërtimit. Pas këtij auditimi, për ndërtimet tek të cilat do të konstatohet mosplotësimi i kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë marrjen e masave përkatëse.

Vlen për t'u vënë theksi tek konteksti i përpilimit të këtij drafti: periudha që pasoi tërmetet e fuqishëm që goditën vendin në datën 21 shtator të këtij viti. Në mënyrë paralele, projektligji parashikon se edhe se për të gjitha ndërtimet e reja, me vlerë preventivi mbi 1 milionë dollarë, oponenca teknike do të bëhet me detyrim nga institutet shtetërore ose entet e tjera të ngarkuara nga ministria e infrastrukturës.

Pas tërmeteve të 21 shtatorit, kjo është masa e dytë ligjore që ndërmerret mbi objektet e reja. Ky draft paraprihet nga vendimi i Këshillit të Ministrave që e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen nga këtej e tutje. @Lapsi.al

Të këshilluara

Meta "ngrin" ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e kreut të shtetit i është dr...

14:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI