Flash

Vjedhja e postës së Krujës/ Shkon në 4 numri i të arrestuarëve (EMRAT)

Lapsi.al 7 November 2019
Vjedhja e postës së Krujës/ Shkon në 4 numri i të

Janë zbuluar emrat e të arrestuarëve për vjedhjen e postës në Krujë tre ditë më parë.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Besnik Parruca (roja), Mark Caka, Bujar Tafa si dhe Andi Paturri (Çerishti).

Ky i fundit, rezulton i arratisur nga burgu, i shumëkërkuar nga "EUROPOL"-i, ndërsa është verifikuar se ka marrë pjesë në shumë  grabitje me armë.

Ndërkohë, bëhet me dije se në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, janë shqoëruar për t'u marrë në pyetje disa persona.

Materialet ndaj të ndaluarëve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Vjedhja ndodhi tri ditë më parë, kur autorët thyen kasafortën e postës së Krujës,, nga ku morën një sasi prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar. @Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI