Flash

Shiu nuk do të pushojë! Meteorologët lajmërojnë për rrezik përmbytjesh

Lapsi.al 7 November 2019
Shiu nuk do të pushojë! Meteorologët lajmërojnë

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin, ku janë shkaktuar dëme të shumta edhe në rrjetin elektrik.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se dëme të kësaj natyre janë shkaktuar veçanërisht në Shkodër dhe në zonën Brukës-Rinas.

"Grupet e avarise, Njesia Shkodra ndodhen ne terren per te rikuperuar linjat e prekura dhe normalizimin e situatës. Sakaq, për shkak të reshjeve të dendura dhe me erë të fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 143 i N/St Valias. Avari është shfaqur në zonën Brukës-Rinas. Grupet e OSHEE Tiranë Njësia 3 është duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike."- bën me dije OSHEE-ja.

Sakaq, sipas meteorologëve, reshjet intensive do të vijojnë deri fundjavën e ardhshme, me përjashtim të ditës së hënë, kur do të rikthehet dielli.

Ndërkohë, Insitutiti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lajmëron se gjatë ditës së sotme, ka rrezik për përmbytje. @Lapsi.al

 

OSHEE, nderhyrjet ne zonat me probleme on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI