Flash

Ndryshime të tjera në burgjet shqiptare, emërohen dy drejtorë të rinj

Lapsi.al 16 October 2019
Ndryshime të tjera në burgjet shqiptare, emërohen dy

Pas largimit nga detyra të drejtorit të burgut të Reçit, Gëzim Selimi, ka pasur të tjera lëvizje në krye të kupolës së drejtuesve të burgjeve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur emërimin në krye të IEVP-së tek “Mine Peza” (302), Aurel Jazxhi, ndërsa në krye të IEVP-së tek “Jordan Misja” është emëruar Eduard Strugaj.

Ndërkohë, mësohet se burgu i Fushë-Krujës ka kaluar në Durrës, ndërsa burgu “313” ka kaluar në Fushë-Krujë. Ndërsa, burgu i Gjirokastrës dhe ai i Sarandës, kanë kaluar në varësi të njëra-tjetrës.

Si pasues i Selimit në burgun e Reçit në Shkodër është emëruar Dedë Zhivani, prezantimi i të cilit është bërë një ditë më pare, kur drejtori i ri është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, për të cilin u investua edhe nga Bashkimi Europian. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI