Flash

Protesta te "Unaza e Re", Gjykata merr vendimin për 10 të arrestuarit

Lapsi.al 16 October 2019
Protesta te "Unaza e Re", Gjykata merr vendimin për 10 të

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit në lidhje me protestën te "Unaza e Re".

Të ndaluarit akuzoheshin për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas Policisë, te arrestuarit në rrugën “Teodor Keko” në zonën e "Astirit", ku një projekt për përmirësimin e Unazës së Re, prashikon prishjen e disa banesave, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve për të liruar rrugën.

 

10 PERSONAT QE ISHIN ARRESTUAR

1-Ruzhdi Maqinaj

2-Safet Maksuti

3-Benard Nezha

4-Kujtim Ylli

5-Bajram Noka

6-Agron Thaçi

7-Artan Muçmata

8-Klevis Balliu

9-Dritan Noku

10-Andi Sharra

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI