Flash

Grushte në Kadastrën e Tropojës, Policia jep detajet e para

Lapsi.al 16 October 2019
Grushte në Kadastrën e Tropojës, Policia jep detajet e para

Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar një zyrtar të Kadastrës në Tropojë.

Sipas informacionit paraprak të komunikuar nga Policia, i ndaluari është shtetasi me iniciale A.GJ., mbi të cilin rëndon akuza "goditje për shkak të detyrës".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale 'Goditjet për shkak të detyrës'. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj. Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta, përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. ”. - shkruhet në njoftimin e Policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI