Flash

E BUJSHME/ Haradinaj: Nuk do jem deputet për 4 vitet e ardhshme

Lapsi.al 15 October 2019
E BUJSHME/ Haradinaj: Nuk do jem deputet për 4 vitet e ardhshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin e tij të deputetit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë GazetaExpress se nuk do të jetë më deputet në Kuvendin e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi. Partia e Haradinajt në koalicion me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke marrë vetëm 11.57% të votave. Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por Haradinaj ka marrë vota nga e gjithë Kosova.

Edhe në të kaluarën ai e ka lënë mandatin e deputetit. Në shkurt 2016, Haradinaj dorëzoi mandatin e tij të deputetit pas pakënaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet një shtëpi në Elbasan

Nje banese private ne lagjen “5 maji” ne Elbasan eshte grabitur nga te pakten dy persona, mbremjen e djeshme. Sipas burimeve, shtepia ne pronesi te Shaqo Kar...

19:10

Rrahën keq të riun, arrestohen babë e bir

Polici e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17-vjeç. Sipas informacioneve nga uniformat blu, këta...

18:07

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI