Flash

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ngre alarmin: Nga burgu janë porositur vrasje

Lapsi.al 15 October 2019
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ngre alarmin: Nga burgu janë

Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka pohuar se nga ambientet e vuajtes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmëri të lartë.

Teksa po raportonte në lidhje me sigurinë në ambjentet e burgjeve, Ismaili bëri këtë pohim të fortë, duke paralajmëruar se të gjitha rastet e konstatuara do t’i paraqiten Prokurorisë.

Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut,”– tha Ismaili ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore, Ismaili tha se për të parandaluar raste të tjera të kësaj natyre, të burgosurve do t'u kufizohet koha për telefonatat. "Ndaj për të burgosurit do të kufizohen koha për telefonatat. Ne jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje, ndërsa keni si synim shtrëngimin e masave për persona që vuajnë dënimin në burgje, me rrezikshmëri të lartë”, u shpeh Ismaili.

Javës së kaluar, dolën edhe pamjet e burgut të Peqinit dhe të instucionit të barazvlefshëm me të, “313”-ta në Tiranë, që do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale, të cilët kanë mundur që edhe nga qelitë të drejtojnë veprimtarinë e trafikut të drogës, të  prostitucionit, apo të përfshihen në krime të tjera të rënda.

Në një intervistë të dhënë për televizionin informativ “Report Tv”, Ismaili ka bërë me dije disa detaje lidhur me aplikimin e “41 bis”, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

Ismaili është shprehur se regjimi i birucës me siguri të veçantë pritet të vihet në zbatim së shpejti. Në pritje të këtij “start”-i, Ismaili vëren se në harkun e rreth 20 vjetëve (1998-2019), ndonëse nga legjislacioni ynë parashikohej izolimi i të dënuarëv e që shklenin rregullat e burgjeve, ato masa sanksionuese nuk janë ndërmarrë, edhe pse në institucionet e vuajtjes së dënimit janë përdorur telefona, është futur drogë apo janë shkelur rregullat në këto institucione.

Me nënshkrimin e Ismailit, sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur dhe të paraburgosur. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Bie zjarr në Universitetin e Arteve

Një zjarr ka rënë në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë mbrëmjen e së hënës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se zjarri ka rënë në një dhomë të brak...

23:04

Sëmuret papritur kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin...

21:01

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI