Vetëm 6 muaj pas krijimit të Grupit Demokrat në Kuvend që ishte pasojë e largimit të partive të opozitës, PD, LSI dhe aletarëve të tyre ka palusr sherri. Fillimisht kryetare e grupit u zgjodh Rudina Hajdari që nuk parnoi të djegë mandatin dhe nënkryetar Myslym Murrizi. Por këtë të hënë në një mbledhje që kanë zhvilluar pjesa më e madhe e grupit kanë vendosur të shkarkojnë kryetaren Rudina Hajdari. Lajmin e dha deputeti Korab Lita që njoftonte se ishte zgjedhur ai në krye të grupit parlamentar.
“Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene” – shkruante ai.
Nuk ka vonuar një deklaratë e Hajdarit që përgënjeshtroi kolegët e saj. Në Facebook ajo shkroi se vijon të jetë në krye të grupit.
“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, - u shpreh Hajdari.
Këtij reagimi iu përgjigj pak minuta më vonë Korab Lita i cili publikoi procesverbalin e mbledhjes.
“Nje falenderim te veçante per koleget e mi të cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhanë jo vetëm me votë por edhe me firmë” – shkroi Lita.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj përçarje të demokratëve të rinj që përbetohen se do të bëjnë opozitë të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës. ©LAPSI.al