Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Basha takon drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR: Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kriza

Lapsi.al 15 October 2019
Basha takon drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR: Ka vetëm një

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, zbardhi takimin e sotëm me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

“I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri”, tha Basha, duke shtuar se “Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.

T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.

“Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, tha kreu demokrat pas takimit me Glover.

Të këshilluara

Rama pret në takim kryeministrin italian

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallati...

15:59

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI