Flash

Negociatat për qeverinë e re të Kosovës, LDK kërkon 7 ministri, VV ofron vetëm 5

Lapsi.al 15 October 2019
Negociatat për qeverinë e re të Kosovës, LDK kërkon 7

Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dallime sa i përket ministrive që ato do të marrin në drejtim.

LDK-ja ajo, e cila refuzon që këto dy parti që kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare, raporton Koha Ditore në Kosovë.

Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës.

LVV-ja, një subjekt që i përket spektrit të majtë, për herë të parë ka dalë parti e parë për kah numri i votave. Rezultatet preliminare kanë treguar se pro saj ishte 25.5 për qind e trupës votuese. Në anën tjetër, LDK-ja, parti e djathtë, është ranguar e dyta me 24.8 për qind të votave. Ajo në disa mandate ka qenë në pushtet, por vetëm diçka më shumë se dy vjet ka drejtuar Qeverinë.

Përpara zgjedhjeve, kishin dështuar negociatat mes këtyre partive për të garuar si koalicion. Ndërkaq, pak ditë pas mbajtjes së tyre, kanë vënë komunikime zyrtarët më të lartë partiakë dhe kanë deklaruar besimin se do të bashkëqeverisin.

Por, sipas një burimi të besueshëm, në LDK duan që subjekti nga i cili del kryeministri, të ketë 4 ministri më pak sesa partneri i dytë qeverisës.

Të këshilluara

Rama pret në takim kryeministrin italian

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallati...

15:59

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Me sytë katër

PAPARAZZI