Flash

Vendimi për negociatat/ Rama: S’e di si do përfundojë, por dielli do dalë prapë

Lapsi.al 15 October 2019
Vendimi për negociatat/ Rama: S’e di si do përfundojë, por

Ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga komunikimi i vendimit të Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama vijon të përsërisë se në rastin e mosçeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, do të ketë peshë determinuese qendrimi i presidentit francez Emanuel Macron dhe i vendeve të tjera skeptike në lidhje me çështjen e avancimit të politikës së zgjerimit të Unionit.

Në një videomesazh të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shprehet se aktualisht BE-ja ka në tryezë shumë “patate të nxehta” që po trajtohen, siç është edhe procesi i “Brexit”-it. "Emmanuel Macron s’është i gatshëm të shtyjë më fortë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Është qasje e shkëputur nga tradiocionalja e frontit të “PO”, por kjo s’është qasje kundër Shqipërisë. Asgjë s’mund të përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush s’duhet të harrojë patatet e nxehta që do diskutohen nga BE."- tha Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit, vendimi për hapjen ose jo të bisedimeve "s'ka lidhje me atë që kemi bërë ne", por me "atë që duan vendet". Për t'i paraprirë një "jo"-je të Këshillit të BE-së, Rama u shpreh se "dielli do të dalë sërish të nesërmen e 18 tetorit".

Fjala e plotë e Ramës:

Përshëndetje, vijon intesivisht debati brenda Bashkimit Europian për t’u dakordësuar lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tanimë dihet ajo që unë e kam ndarë me ju shumë kohë më parë. Shumica e vendeve janë pro, për të dyja vendet, edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Gjermania, që sot udhëheq fronin e “PO” ka zgjedhur një pozicion të ndryshëm nga ai i shumicës së vendeve anëtare. E ka lidhur “PO” me disa kushte që janë të arsyeshme për ne, dhe jo të parëndësishme për të afruar Francën dhe ato 2-3 vende që janë në pozicion të pafavorshëm për ne. Franca dhe ato 2-3 vende, sidoqoftë deri më tani në një pozicion përfundimtar, siç është plotësisht e mundur që të mos lëvizin deri në fund nga pozicioni i tyre, ashtu është edhe i mundur që të pranohet një vendim kompromis. Presidenti francez ka qasje tjetër për një reformim të thellë të unionit, para zgjerimit. Emmanuel Macron s’është i gatshëm të shtyjë më fortë integrimin e Ballkanit Perëndimor. Është qasje e shkëputur nga tradiocionalja e frontit të “PO”, por kjo s’është qasje kundër Shqipërisë. Asgjë s’mund të përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush s’duhet të harrojë patatet e nxehta që do diskutohen nga BE. Por fjala e fundit ende s’është thënë. Se di as unë vetë si do përfundojë kjo Odise. Por ja çfarë di me siguri. Vendimmarrja e 18 tetorit s’ka lidhje me atë që kemi bërë ne. Situata e tyre do të ishte po njësoj, dhe po të ishte vend tjetër. Vendimmarrja ka të bëjë me atë që duan vendet. Cilido që të jetë vendimi, dielli do të dalë sërish të nesërmen e 18 tetorit. Europën e duam për fëmijët tanë, për shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.

Të këshilluara

Bie zjarr në Universitetin e Arteve

Një zjarr ka rënë në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë mbrëmjen e së hënës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se zjarri ka rënë në një dhomë të brak...

23:04

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI