Flash

Kosovë/ Dyshimi për helmim përmes fletëve të votimit, reagojnë zyrtarët e BE-së

Lapsi.al 14 October 2019
Kosovë/ Dyshimi për helmim përmes fletëve të votimit,

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me çështjen e helmimit të pretendurar të zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pasi kishin hapur zarfet e votave të ardhura nga Serbia.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, ka bërë me dije se Unioni po e monitoron çështjen nga afër dhe se ndërkohë është në pritje të rezultatit të hetimeve. “Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin  fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, është shprehur me shkrim për mediat Kocijançiç.

26 persona kanë kërkuar ditën e djeshme ndihmë mjekësore pas kontaktit me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Sipas mjekëve, pacientëve iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë, gjendja e të cilëve paraqitet e qendrueshme.

Ndërkaq, hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

 

Të këshilluara

Gjykata liron protestuesit e "Astirit"

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" për tre të ndaluar gjatë protestës së banorëve të Astirit të 11 tetorit. Ata u ndaluan pasi ...

16:16

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI