"Qeveria shqiptare e ka konceptuar Rilindjen urbane jo si një demagogji, por si një filozofi". Duke u nisur nga transformimet që janë bërë në brendësi të qytetit historik të Vlorës, Ministja e Kulturës, Elva Margariti ka shfrytëzuar këtë rast për të marrë penën dhe për të shpjeguar filozofinë e Rilindjes urbane. Në një artikull të botuar në Panorama (ketu), ku nuk mungojnë patetizmat e evokimit të Ali Asllanit dhe konceepte si: "Vlora nuk është vetëm det", ministrja e Ramës i përgjigjet edhe kritikëve që e kanë anatemuar atë si makiazh propagandistik: "Jo si një makijazh për të mbuluar çfarë fshihet pas saj, por si një operacion të thellë, që kthen jetë, që kthen shpresë, që rrit mundësi për zhvillimin e biznesit, që u jep besim të rinjve se ky vend e ka të ardhmen që ata meritojnë".
Natyrisht që qendra historike e Vlorës është transformuar rënjësisht dhe është një nga punët e mira të kësaj qeverie, por shkrime "pa leje" si këto të ish zyrtares që qëndronte në paradhomën e Ramës, as nuk shtojnë as uk e pakësojnë suksesin e Rilindjes Urbane. ©Lapsi.al


