Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar disa premtime elektorale, që sipas kryedemokratit janë të pambajtura.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Facebook", Basha shkruan se Rama është një gënjeshtar kronik, që premtoi ulje taksash, por solli varfëri në Shqipër.
“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.
Bashkëngjitur postimit të tij, Basha ka ndarë me ndjekësit një video ku janë shkëputur premtime në fushatë të kreut të qeverisë për uljen e taksave, shoqëruar me politikat e ndërmarra në pushtet.
Teksti i videomesazhit:
EDI RAMA ËSHTË MASHTRUES. AI NUK MBAJTI PREMTIMET, ME TË CILAT ERDHI NË PUSHTET. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve
FAKT
TAKSAT U RRITËN PËR 95 % TË SHQIPTARËVE. PAGUAJMË MË SHUMË 1.9 MILIARDË EURO TAKSA.
Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”
FAKT
EDI RAMA MASHTROI. ASNJË NGA TAKSAT E PREMTUARA AS NUK U UL, AS NUK U HOQ. BORXHI ZYRTAR U RRIT NGA 61% NË 71%. 3.2 MILAIRDE EURO PPP JANË BORXH I FSHEHUR
NË 6 VJET, EDI RAMA VODHI DHE SHPËRDOROI 4.6 MILIARDË EURO OSE SA BUXHETI NË 1 VIT.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/522326295223278/?v=522326295223278