Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Çmim Nobel për shkrimtarin që mbrojti Millosheviçin, reagon Akadamia Suedez: Nuk analizojmë deklaratat politike, vetëm ato letrare

Lapsi.al 12 October 2019
Çmim Nobel për shkrimtarin që mbrojti Millosheviçin,

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, pasi ai ka qenë një përkrahës i regjimit të Slobodan Milloshevicit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Për çmimin e dhënë shkrimtarit Handke, mbrojtës e adhurues i Sllobodan Milloshevic, ka reaguar edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Citaku, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, shkrimtari me famë botërore, Selman Rushdie e historian nga Britania e Madhe, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze. Reagime ka pasur dhe nga politika shqiptare.

Handke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic dhe madje ka qarë për të.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI