Flash

U skualifikua nga SPAK, Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni në Apel ose në...

Lapsi.al 8 October 2019
U skualifikua nga SPAK, Donika Prela kërkesë KLP-së: Më

Pasi u skualifikua nga gara për t'u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një letër ku kërkon që të emërohet në institucionet e tjera të hetimit në vend.

“Më emëroni prokurore në Apel. Nëse nuk ka hapësirë në Apel më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme.”, shkruhet në letër.

KLP-ja konfirmon se shkresa është depozituar në ditët e para të tetorit.

Aktualisht, Prela është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, organ që parashikoshet të "shkrihet" me krijimin e SPAK-ut. Në këto rrethana, Prelës do t'i duhet të rikthehet në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.

Letra drejtuar KLP-së do të shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës. Pas këtij hapi, pritet që KLP-ja të dalë me një vendim.

 

Të këshilluara

Albin Kurti shmang përplasjen me Edi Ramën

Në një intervistë për Top Channel, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur edhe për marërdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kohët e fundit marrëd...

22:50

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI