Mbledhja e djeshme me koordinatorët e qarkut të Shkodrës në selinë e Partisë Socialiste, është shoqëruar nga debate në lidhje me emrat e propozuar për postet drejtuese të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut.
Informacioni është siguruar nga burime konfidenciale për portalin “Dosja.al”. Në mbledhjen ku morën pjesë deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi, Paulin Stërkaj, Tom Doshi, si edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia, ka patur një përshkallëzim të toneve të diskutimit, që mendohet të ketë detyruar kryeminsitrin Edi Rama që të largohet (shiko foton). Mësohet se deputeti Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga ish-zv.kryeministrja Mesi. Në këto kushte, Rama ka zgjedhur të lërë selinë duke u kërkuar të pranishmëve që të vazhdojnë bisedimet.
Shkodra vijon të mbetet bashkia e vetme e drejtuar nga Partia Demokratike, me kryebashkiaken edne në detyrë Voltana Ademi. Kjo situatuatë e pazakontë në Shkodër vjen për shkak të dorëheqjes nga marrja e detyrës nga Valdrin Pjetri, pas publikimit të selisë blu të dokumenteve që mbështesnin akuzën e tyre që kandidati fitues i Partisë Socialiste më 30 qershor, është arrestimua për trafik droge, është dënuar me 18 muaj burg dhe më pas është dëbuar nga Italia.
Pas largimit të Pjetrit, Rama kërkoi që të gjithë drejtorët në Shkodër të jepnin dorëheqjen, që u bë edhe burim konfliktesh mes socialistëve.
Ndërkohë, pak më parë u komunikua zgjedhja e Hilmi Laktit në cilësinë e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut me 18 vota pro. Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli. ©Lapsi.al