Flash

Dorëhiqen drejtoresha dhe zv.drejtori i Hipotekës në Vlorë

Lapsi.al 8 October 2019
Dorëhiqen drejtoresha dhe zv.drejtori i Hipotekës në Vlorë

Në Hipotekën e Vlorës vijon ngërçi që po pengon ecurinë normale të veprimtarisë së institucionit.

Mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës, Elona Hodaj, si edhe zv/ drejtori Krenar Xhemali.

Hodaj qendroi në këtë detyrë vetëm për pak ditë, e emëruar për të zëvendësuar pararendësin e saj, Alteo Nazërajn.

Shkak për këto dorëheqje dyshohet të jetë bërë hapja e "dosjeve të nxehta" për pronat, që kanë sjellë shumë përplasje kohët e fundit.

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një zonë e "minuar", pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e të njëjtës pronë në zonën e Jalës. Gjykata e Vlorës ka dhënë një vendim të formës së prerë për marrjen e pronës nga njëri prej grupet. Ndërsa Kadastra e Vlorës ka kërkuar prej koësh pezullimin e këtij vendimi duke favorizuar palën tjetër.

Pak ditë më parë, pati një përplasje mes Hodajt dhe nën-drejtorit të ALUIZN-it, Taulant Canametit, pasi ky i fundit firmosi një dokument duke favorizuar njërën palë për pronën në fjalë. Vendimi u anulua menjëherë nga Hodaj, duke shkaktuar debate mes dy zyrtarëve.

Ndërkaq, pak javë më parë, një grup pune i Krimit Ekonomik çoi për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës.

 

Të këshilluara

Albin Kurti shmang përplasjen me Edi Ramën

Në një intervistë për Top Channel, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur edhe për marërdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kohët e fundit marrëd...

22:50

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI