Flash

VIDEO/ Zbulohet plantacioni me 2000 bimë kanabis në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë

Lapsi.al 7 October 2019
VIDEO/ Zbulohet plantacioni me 2000 bimë kanabis në Spanjë,

Policia e Valencias në Spanjë ka zbuluar një fermë kanabisi si dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua. Sipas mediave spanjolle droga ishte mbjellë në një vilë në periferi të qytetit. Në brendësi kishte plot 885 rrënjë marijuanë të mbjella dhe rreth 1054 në kubikë gati për kultivim.

Hetimet nisën pas disa informacioneve se në zonë kishte një laborator kultivimi marijuane. Hetuesit vendosën përgjues si dhe vunë në përgjim vilën e marrë me qera ku kishte aktivitet të shpeshtë pasi hynin e dilnin shumë njerëz.

Trafikantët përdornin identitete false italiane. Përveç mbjelljes së drogës, shqiptarët e vidhnin energjinë elektrike. Në vilë u gjetën të paktën 70 llamba të mëdha për të ndriçuar bimët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë, arrestohet pronari i një lokali

Pronari i një lokali në lagjen “Partizani”, në Vlorë është vënë në pranga. Policia njofton se në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e djeshme ka ndodh...

19:16

Rama mbledh në takim deputetët e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Shkodrës. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në qendër është ngërçi në bashkinë e Sh...

18:56

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI