Flash

Vettingu/ Del para KPK-së prokurori që hetoi Fullanin, Kserën dhe vrasjen e Santos

Lapsi.al 7 October 2019
Vettingu/ Del para KPK-së prokurori që hetoi Fullanin, Kserën dhe

Ndini Tavani, prokuror i Prokurorisë së Tiranës dhe njëherësh kandidat për t'u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), në kuadër të procesit të vetting-ut.

Senaca për Tavanin ka nisur në orën 11:00. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të "nxehta" të politikës shqiptare. Prokurori në fjalë ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhajt si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.

Prokurori Tavani ka qenë edhe pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje kjo ende e pazbardhur, ndonëse kanë kaluar 5 vite.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI