Flash

Fitorja e zgjedhjeve, Albin Kurti jep mesazhin e parë: Erdhi dita!

Lapsi.al 7 October 2019
Fitorja e zgjedhjeve, Albin Kurti jep mesazhin e parë: Erdhi dita!

Pas konfirmimit të fitores së Lëvizjes Vetëvevendosje në zgjedhjet e parakoshshme në Kosovë, lideri i kësaj force politike,Albin Kurti, ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimit, ku rezulton kryesues me 25.81 % të votave.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në "Facebook", Kurti shkruan se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin, duke "bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse". Më tej, duke u shprehur në pozititat e kryeministrit të radhës, Kurti shton se "punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin".

Sipas rezultateteve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosja ndiqet me një diferencë të ngushtë në renditje nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. Ndërsa e treta në garë rreshtohet PDK-ja me 21, 18% të votave.

Tabela me rezultatet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi thirrjes për të dëshmuar në Gjykatën Speciale, në cilësinë e njëm prej ish-eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pas krisjeve në koalicionin qeveritar.

Mesazhi i Kurtit:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI