Flash

Kadri Veseli pranon humbjen: Do dalim në opozitë, por...

Lapsi.al 6 October 2019
Kadri Veseli pranon humbjen: Do dalim në opozitë, por...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa tha se partia që ai drejton do të kalojë në opozitë, për t’i shërbyer kombit dhe shtetit. Ai falënderoi votuesit që besuan tek PDK-ja.

“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, - tha ai në konferencë për mediat.

Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerrë PDK-në të parën në Parlament prej 2 mandatesh, ndërsa, ka humbur edhe në shumicën e komunave.

PDK-ja ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, ndërsa vendi i parë dhe i dytë po diskutohet mes LDK-së së Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI