Flash

Dalin FOTOT/ Vendi ku humbën jetën nënë e bijë në Pogradec

Lapsi.al 6 October 2019
Dalin FOTOT/ Vendi ku humbën jetën nënë e bijë në

Dalin pamjet e vendit ku humbën jetën 10-vjeçarja E. Mazelli dhe nëna e saj Liri Mazelli në fshatin Alarup të Pogradecit. Në fotot e mëposhtme shihet gropa me ujë ku ra fillimisht 10-vjeçarja ndërsa e ëma hyri për ta nxjerrë prej aty. Fatkeqësisht të dyja kanë humbur jetën.

“Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshqitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe. Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes” - njoftoi policia. Në familjen Mazelli ka rënë zia ku nëna 35-vjeçare ka lënë pas dhe 3 fëmijë të tjerë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI