Dy makina janë djegur qëllimisht mbrëmjen e djeshme në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.
Nga informacionet paraprake mësohet se njëri prej automjeteve është në pronësi të avokatit Loren Liço, por përdorej nga e ëma, Arjana Liço, e cila ushtron profesionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës.
Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët që kanë ndërhyrë sapo kanë parë flakët.
Në vendngjarje është gjetur sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të përdorur nga autori për të spërkatur makinat.