Një 35 vjeçar me inicialet E. B, banues në Tiranë, u ndalua nga Komisariati i Policisë Nr.4 për veprën penale “Vjedhje me dhunë “.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 25 shtator 2019, në rrugën e “Dibrës”, ky shtetas i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën “Sytki Çiço”.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjqësor Tiranë.