Flash

Reagon sërish Presidenca: Gafë në raportin e Komisionit të Venecias

Lapsi.al 27 September 2019
Reagon sërish Presidenca: Gafë në raportin e Komisionit të

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias të mbërritur te disa institucione në Tiranë dhe të publikuar rrufeshëm nga mediat thotë se nuk do të bëjë komente, por gjithësi e jep një të tillë.

“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!” – tha Blushi në një reagim të Presidencës për gazetarët.

Më herët Blushi bëri një koment në Facebook ku shprehej se dokumenti ishte “trakt i porositur”.

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!” – shkroi Blushi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Alarm në Dibër, humbasin dy fëmijë

Dy fëmijë kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Dibër. Ata janë nxënës të klasës së gjashtë dhe banojnë në Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë d...

20:13

Gjirokastra pa drita, digjen siguresat 20kv

OSHEE njofton se qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të djegies së siguresave 20 kv. Sipas njoftimit, për shkak të problemeve te ...

18:13

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI