Në aksin rrugor Kukës - Shtiqen, shtetasi E.B, banues në Kukës, duke drejtuar automjetin tip "Volswagen" ka aksidentuar shtetasin A.Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Kukësit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për shkaqet e aksidentit.