Flash

Osmani: Jap besën se nuk do bëj kurrë koalicion me PDK-në!

Lapsi.al 27 September 2019
Osmani: Jap besën se nuk do bëj kurrë koalicion me PDK-në!

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani bëri akuza të forta ndaj Partisë Demokratike të Kosovës gjatë një tubimi në Suharekë. Ajo tha se nuk do të ketë kurrë një koalicion LDK-PDK.

“Kur them kurrë me PDK-në, ajo mbetet kurrë me PDK-në. Qytetarët e Kosovës besojnë në shtëpinë e vetme politike, që i ka dalë zot këtij vendi kur ka qenë në rrezik dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, - tha Osmani.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje me duar të pastra. Përbuzni mashtrimet e “Klanit Pronto” dhe të atyre që bashkëpunojnë me ta, të cilët po provojnë që ta blejnë me para të krimit dhe të korrupsionit besimin tuaj. Përbuzni të tillët, mbylluani derën, sepse ato para janë të vjedhura nga djersa e popullit”, - tha Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Alarm në Dibër, humbasin dy fëmijë

Dy fëmijë kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Dibër. Ata janë nxënës të klasës së gjashtë dhe banojnë në Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë d...

20:13

Gjirokastra pa drita, digjen siguresat 20kv

OSHEE njofton se qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të djegies së siguresave 20 kv. Sipas njoftimit, për shkak të problemeve te ...

18:13

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI