Flash

Rrëfimi i Kryemadhit: Gabimi që Meta nuk do ma falë derisa të mbyll sytë

Lapsi.al 27 September 2019
Rrëfimi i Kryemadhit: Gabimi që Meta nuk do ma falë derisa

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer një “gabim të madh”, që sipas saj presidenti Ilir Meta nuk ka për t’ia falur kurrë. Ajo thotë se Meta nuk e ka pranuar kurrë vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.

“Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është kundër këtij procesi.

Aq radikal është për qëndrime me sovranitetin, aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”, - tha Monika e ftuar në emisionin “Provokacija”. Edhe publikisht Meta ka folur kundër djegies së mandateve nga opozita pas marrjes së këtij vendimi.

Sipas Kryemadhit, as SHBA nuk ishte dakord me rrugën e opozitës pasi krijohej precedenti.

“SHBA nuk është dakord me rrugën tonë. Kanë qenë kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit të gjitha sepse e quajnë çështje precedenti. SHBA bashkëpunon me çdo qeveri dhe SHBA do të vijojë marrëdhëniet me shqiptarët.

Ne drejtuesit e partive do paguajmë për këtë vendim që kemi marrë, por për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandateve, sesa të kemi një ‘97 të dytë të dënohen shqiptarët. Për ne është më mirë që të dënohemi ne sesa të kemi shqiptarë të vrarë dhe të vijojë kjo shpërngulje masive e shqiptarëve”, - deklaroi Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse u ndalua përdorimi i Ranitidinës

Ranitidina, medikamenti që përdoret për shqetësimet e stomakut, hiqet nga përdorimi edhe nga tregu farmaceutik në Shqipëri. Pas njoftimit të Agjencisë Europiane...

21:04

Alarm në Dibër, humbasin dy fëmijë

Dy fëmijë kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Dibër. Ata janë nxënës të klasës së gjashtë dhe banojnë në Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë d...

20:13

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI