Është vënë nën pranga autori i dyshuar, i cili plagosi me mjet prerës Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Autori i identifikuar i plagosjes, Astmir Shabanaj, 19 vjeç, pas përplasjes me Palloshan, i ka bërë pritë këtij të fundit dhe e ka goditur me thikë.
Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.