Flash

Del VIDEO tjetër/ Santiago Malko mbahej nën vëzhgim, autorët zhdukën provat

Lapsi.al 28 September 2019
Del VIDEO tjetër/ Santiago Malko mbahej nën vëzhgim, autorët

Një tjetër video është siguruar nga ekzekutimi mafoz i ish-policit, Santiago Malko, rreth një muaj më parë, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Në materialin filmik të bashkëngjitur më poshtë të publikuar nga televizioni informativ “Fax News”, mund të shquhet lehtësisht Blendi Teta, 39-vjeçari i arrestuar si personi që ka dijeni mbi itenerarin e ndjekur nga vrasësit e Malkos. Teta shfaqet duke vëzhguar terrenin përreth dhe shenjestrën e sulmit, 26-vjeçarin Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti për t’iu drejtuar spitalit të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.

Në videon e mëposhtme, ku pasqyrohen çastet para ekzekutimit të Malkos, duket Ilir Selmani, një tjetër i përfshirë në ngjarje, i cili me qëllim që të mos linte asnjë gjurmë identifikuese që mund ta implikonte me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në zbardhjen e krimit nga Policia, mbledh bishtat e cigareve që Teta kishte lënë gjatë minutave që po vëzhgonte Malkon, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi.

Në këto pamje duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur deri në momentin final të ekzkutimit me breshëri plumbash. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në pranga ka rënë vetëm Teta, i cili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin "Doqja".

Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=FNRMsSAyAsg&feature=player_embedded

Të këshilluara

Kris arma në Lezhë, plagoset një person

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin e Lezhës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur...

12:07

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI