Flash

Rama: Gjermania tha “PO” për negociatat, për kushtet...

Lapsi.al 25 September 2019
Rama: Gjermania tha “PO” për negociatat, për kushtet...

Në një intervistë të dhënë në Nju Jork, kryeministri Edi Rama thotë me bindje se Gjermania do të shkojë me një “PO” për çeljen e negociatave me Shqipërinë takimin e 28 vendeve anëtare në 18 tetor. Sipas Ramës kushtet për të cilat flet opozita janë për fazën e dytë.

“Është qeveria gjermane që ka marrë nga shumica në Bundestag një dritë jeshile për të shkuar në Këshillin Europian me një “PO” për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Çelja e negociatave do të thotë fillimi i një procesi aspak të thjeshtë dhe të gjatë përmbushje kushtesh.

Që do të thotë se gjëja më minimale që do të mësohemi tash e tutje është se duke çelur negociatat, kemi çelur një rrugë që do na duhet të përmbushim jo dy, as 9, por qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor për çdo aspekt dhe të gjitha këto janë në të mirën tonë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI