Deputetja Rudina Hajdari ëhstë shprehur se kryetari i opozitës Lulzim Basha do të marrë fund tre muajt në vijim.
Në një lidhje në emisionin “Open”, Hajdari u shpreh se nëse ndodh një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës, do të sjellë fundin e Bashës.
“Marrëveshja ka për të ndodhur, mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilisë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”- tha Hajdari.