Flash

Aleati Bashës: Opozita duhet të kërkojë dialog me mazhorancën

Lapsi.al 12 September 2019
Aleati Bashës: Opozita duhet të kërkojë dialog me

Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociator nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, Mediu tha se kjo krizë, e cila ka "pushtuar" vendin prej muajsh, mund të zgjidhet vetëm me anë të një dialogu, teksa ka theksuar në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin "Rama Ik".

"Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. "Rama ik" patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian, SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s'e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën", tha Mediu në Report Tv.

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me kokainë

Pasditen e 10 shtatorit një shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ishte nënë posedimin e 21.4 gram kokainë. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçar,...

17:22

Aksident në Tiranë, plagosen 4 persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, në zonën e Paskuqanit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lëndua...

15:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI