Përpos paralajmërimit për ndëshkim nga organet e reja të drejtësisë (SPAK dhe BKH) që u adresoi deputetëve që do të votojnë kontratën konçensionare për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Duakt, kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua në të njëtjën mënyrë edhe 2 kompanive që kanë fituar tenderin e ndërtimit të këtij aksi, “AKN”, “Gjikuria” , si edhe bankave që i financojnë.
“Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do t’iu dërgohet dhe bankave tyë nivelit të fdytë që do të japin kredi pëqr këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit“, u shpreh Basha.
Ndërkohë, në seancën e sotme plenare priten të rrëzohen 8 dekretet, që variojnë nga ligji për konçesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, e deri tek kandidatura e propozuar për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të kthyera për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës.
8 dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend:
- Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
- Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
- Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
- Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
- Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
- Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
- Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
- Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit