Flash

Banka e Shqipërisë prezanton kartmonedhat e reja (FOTO)

Lapsi.al 12 September 2019
Banka e Shqipërisë prezanton kartmonedhat e reja (FOTO)

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot në një ceremoni serinë së re të kartëmonedhave Shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërise, guvernatori Gent Sejko prezantoi kartmoedhat me dizenjo të re.

Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vite, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.

Tashmë kartëmonedha shqiptare ka një pamje krejtësisht moderne dhe në të njëjtën kohë është më rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Shihni fotot.

Guvernatori Sejko shtoi se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale. Por së bashku me to do të jenë edhe ato ekzistueset. Kjo do ndodhë, deri në kohën që kartëmonedhat ekzistuese të mund të tërhiqen nga Banka Qendrore e të mbeten vetëm kartëmonedhat e reja.

“Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar dhe përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Monedha shqiptare përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë,”- u shpreh Sejko.

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me kokainë

Pasditen e 10 shtatorit një shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ishte nënë posedimin e 21.4 gram kokainë. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçar,...

17:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI