Flash

Djegia e Parlamentit, kreu i SHISH thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 12 September 2019
Djegia e Parlamentit, kreu i SHISH thirret në Komisionin e Sigurisë

Pas deklaratës së Presidentit, Ilir Meta në Komisionin Hetimor ku u shpreh se në datën 8 qershor kishte të dhëna se do të digjej Parlamenti, 9 deputetë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë kërkuar të thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Deputetët që kanë firmosur për thirrjen e tij në Komision janë:

Xhemal Qefalija

Ladi Vorpsi

Eljo Hysko

Anduel Xhindi

Antoneta Dhima

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Luan Duzha

Elena Xhina

Prezent në Komisionin Hetimor, në 9 shtator 2019, Presidenti Ilir Meta zbuloi informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përveç akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Meta deklaroi se me zhdekretimin e datës mbrojti të drejtën për zgjedhje duke sjellë si shembull rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.

Gjithashtu shmangu një proces jodemokratik të votimit me një kandidat si dhe ruajti sigurinë e vendit pasi kishte marrë informacion për destabilizim.

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me kokainë

Pasditen e 10 shtatorit një shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ishte nënë posedimin e 21.4 gram kokainë. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçar,...

17:22

Aksident në Tiranë, plagosen 4 persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, në zonën e Paskuqanit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lëndua...

15:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI