Flash

Anulohet tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë, paratë shkojnë në projekte të tjera

Lapsi.al 12 September 2019
Anulohet tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë, paratë

Anulohet ndërtimi i lotit të 7 të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Pavarësisht premtimeve dhe rëndësisë këtij segmenti rrugor ministrja ka vendosur anulimin e këtij tenderi. Ky vendim vjen pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në lidhje me këtë tender.

Sipas burimeve, në garë për ndërtimin e këtij tenderi u futën 6 kompani ndërsa ministria e Infrastrukturës skualifikoi 5 kompanitë që kishin bërë ofertë më të ulët duke lënë në garë IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë.

Shqetësues mbetet fakti se diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Kjo rrugë ka qenë në plan për tu ndërtuar që në 2008 por ndërtimi është zvarritur deri më sot./Ora news

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me kokainë

Pasditen e 10 shtatorit një shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ishte nënë posedimin e 21.4 gram kokainë. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçar,...

17:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI